Duhet shumë punë për të arritur nivelin e Messit dhe Ronaldos

22 mars 2021 | 18:17

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka thënë që punon të përmirësohet dhe ka pranuar se i duhet shumë që të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Norvegjezi u deklarua për gazetën Dagbladet, derisa foli edhe për krahasimet me CR7 dhe Messi.

“Unë mendoj vetëm për vetën time, të përmirësojë lojën time çdo ditë. Nuk duhet të flas për Messin dhe Ronaldon, me shumë gjasa lojtarët më të mirë në histori. Me duhet shumë që t’i arrijë ata”, ka thënë ai.

20-vjeçari ishte ‘shënjestër’ e Juventusit në janarin e vitit 2020, por vendosi t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Këtë edicion ka realizuar 33 gola në 31 ndeshje, derisa ka shënuar 20 në Ligën e Kampionëve në vetëm 14 ndeshje të zhvilluar me Salzburgun dhe Dortmundin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat…