Duhet ta parandalojmë me çdo kusht që Thaçi ta marrë edhe një mandat

26 maj 2020 | 09:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se LDK-ja nuk do të duhej të lejonte që presidenti Hashim Thaçi të marrë edhe një mandat si president i vendit. Sipas saj, nëse LDK-ja nuk do të mund të vazhdonte një koalicion me VV-në, do të duhej të qëndronte në opozitë duke kërkuar zgjedhje.

“Askush nuk ka kërkuar partneritet të përjetshëm me VV-në”, ka thënë Osmani.

“Nëse jo me VV-në, rrimë në opozitë. Nuk është fundi i botës që të rrimë për pak kohë në opozitë”, thekson ajo, duke kujtuar se vitin tjetër prapë do të duhej të shkohej në zgjedhje për shkak se mbaron mandati i presidentit Hashim Thaçi.

“Duhet të parandalojmë me çdo kusht që Thaçi të marrë edhe një mandat në presidencë”, ka thënë Osmani në emisionin Pressing në T7.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing…