Duhet ta shihni patjetër, ky është një ndër filmat më të vlerësuar të vitit 2022
Metacritic, një faqe interneti që grumbullon komente të filmave, shfaqjeve televizive, muzikës, librave dhe lojërave video, ka publikuar listën e saj përfundimtare të 50 filmave më të vlerësuar të vitit 2022.
Lista e tyre përfshin vetëm filma që kanë marrë të paktën shtatë vlerësime nga kritikët profesionistë.
Vendin e parë në listë e zuri “Aftersun”, një dramë e shkruar dhe drejtuar nga Charlotte Wells dhe me Paul Mescal, Frankie Corio dhe Celia Rowlson-Hall.
“Sipas kritikës, është një film i rrallë që ju qëndron në mendje edhe pas kuadrit të fundit”, ka bërë të ditur metacritic.com.
Por pse është një histori prekëse dhe kaq e preferuar për Oscar?
Është një histori prekëse për marrëdhënien komplekse midis babait dhe vajzës dhe pushimet e tyre të fundit së bashku. Skenari i filmit ndjek udhëtimin emocional dhe nostalgjik të një vajze, Sophie, e cila kujton pushimet verore me të atin kur ishte 11 vjeç. Babai Calum tridhjetë vjeçar po kalon një kohë të vështirë, duke u marrë me vitet e rritjes dhe të rëndësishme të vajzës së tij, të cilën nuk e sheh shpesh.
“Aftersun” është një nga të preferuarit e këtij viti për një nominim për Oscar.