Duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
04 nëntor 2022
| 08:58
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s në Munster të Gjermanisë.
“Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti, tjetra është pajtimi. Ne duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrelli.