Duhet të jemi në paqe me shqiptarët, boshnjakët, kroatët, me veten

05 dhjetor 2023 | 08:24

Bartësi i listës zgjedhore “Duhet të veprojmë ndryshe”, Çedomir Jovanoviq, ka thënë sot se Serbia ka nevojë për paqe me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët.

JovanoviqI tha se “Evropa është një emër tjetër për paqen”.

“Kjo është ajo që i duhet këtij populli dhe Serbisë së vuajtur. Ndjeva duke folur në Serbi se fëmijët tanë duhet të jenë brezi i parë i këtij kombi që ka lindur në paqe dhe që jeton jetën në paqe. Dhe në mënyrë që ata ta jetojnë atë jetë në paqe, edhe ata rreth nesh duhet të jenë në paqe. Ne duhet të jemi në paqe me shqiptarët, boshnjakët, kroatët dhe para dhe në fund duhet të jemi në paqe me veten, sepse sot jemi armiqtë tanë më të mëdhenj”, tha Jovanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur…