Duhet të jetojmë me virusin për një kohë

14 maj 2020 | 11:49

Kancelaria Angela Merkel sërish u ka bërë thirrje gjermanëve ët kenë kujdes dhe mos të rrezikojnë atë që kanë arritur deri më tani, por të vazhdojnë edhe më tutje ta frenojnë përhapjen e virusit Korona, me qëllim të kthimit sa më shpejt në jetën normale si më parë.

“Virusi Korona mbetet një rrezik për secilin prej nesh. Gjermanët do të jetojnë me të për një kohë, sepse ende nuk ka ilaç apo vaksinë efektive për të. Do të ishte dekurajuese nëse do të duhej të ktheheshim në kufizimet që duam t’i lëmë pas”, ka thënë kancelarja e Gjermanisë, duke u kërkuar gjermanëve të kthehen në zyra, shkolla, kafene e klube sportive, por duke mbajtur distancë fizike dhe duke u kujdesur për higjienën.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lehtësimit të disa masave për qytetarët, menjëherë ka nisur…