‘Duhet të marrësh masa menjëherë’, senatori amerikan i drejtohet ashpër Vuçiqit pas lirimit të Radojçiqit

06 tetor 2023 | 16:03

“Jam thellësisht i shqetësuar” ka shkruar senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një reagim me shkrim pas lirimit të liderit të formacionit paramilitar, Milan Radojçiq, i cili ka kryer aktin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lirimin e Radojçiqit, senatori amerikan e ka quajtur veçse tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Murpy i është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të ndërmarrë “masa të menjëhershme” pas lirimit të Radojçiqit, që ky i fundit, të jep llogari për “veprimet e shëmtuara” në Banjskë e që për synim kishte “nxitjen e një konflikti më të gjerë”.

“Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike- armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm”.

“Jam thellësisht i shqetësuar se lirimi i Milan Radojçiqit nga Serbia, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, do të rrisë më tej tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe do të minojë perspektivën për zbatimin e plotë të angazhimeve të marra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Presidenti Vuçiq duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të siguruar që ka përgjegjësi për këtë akt të urryer”, ka shkruar senatori Murphy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aurora Kryeziu tashmë është portiere e Përfaqësueses së Kosovës në…