Duhet të organizohen kampanja vetëdijesuese për rreziqet që shkaktojnë zjarret

04 gusht 2021 | 13:09

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka bërë me dije se institucionet qendrore dhe lokale duhet të përgatiten me kohë për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore.

Përveç mobilizimit të stafit dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për parandalimin e zjarreve, ai ka thënë se institucionet duhet të organizojnë edhe kampanja vetëdijesuese për rreziqet që shkakton zjarrvënia e qëllimshme.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, por edhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim duhet të bëjnë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe zvogëlimin e këtyre zjarreve. Duhet të përfshihet komuniteti lokal i atyre zonave ku zakonisht ndodhin zjarret, qoftë me trajnime të pjesëtarëve të komunitetit, qoftë edhe me fletushka vetëdijesuese të përgatitura për mënyrën e parandalimit dhe luftimit të këtyre zjarreve”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…