“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, avokati Koci thotë se iu dërgua ky mesazh në gjuhën serbe

30 korrik 2024 | 10:12

Avokati Arianit Koci, thotë se gjatë kohës kur ishte në Serbi, i kishte ardhur një mesazh në telefon ku i thuhej se Faton Hajrizi ishte gjallë.

“Zotëri Koci dëgjoni mirë mos bëni manipulime, unë punoj në spital në Beograd, dhe kam informacionin që personi që po thonë se është Fatoni, nuk është Fatoni”, tha avokati se shkruante në mesazhin që kishte pranuar.

Ai tha në emisionin Rubikon tha se këtë e ka raportuar “aty ku duhet”.

Tutje Koci thotë se në mesazh i ishte thënë se “Sot ke qenë në spital, unë kam qenë afër jush, ti duhet të dalësh e të thuash se Fatoni është gjallë”.

“Sipas ligjit jeni përfaqësues i familjes Hajrizi, dhe nuk munden me ia ndalë me hapë kufomën, dhe po thotë nëse ti nuk del me thënë unë do të dalë në media të Kosovës dhe të Serbisë”, thuhej tutje në mesazh.

Avokati tha se këtë mesazh thjesht e injoroi dhe nuk e mori seriozisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të organizohet ngjarja kulturore “Kujtesë për shkrimtarin e…