Duhet të trajnohen punëtorët shëndetësorë që të mbrohet jeta e qytetarëve
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për RTV Dukagjini se numri i punëtorëve shëndetësorë të sistemit publik ka shkuar mbi 60.
“Numri i punëtorëve shëndetësorë të izoluar ka shkuar mbi 135”, ka thënë Syla.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se urgjentisht duhet të bëhen trajnime për punëtorët shëndetësorë në mënyrë që të mbrohet jeta e tyre dhe e qytetarëve.
“Fokusimi ka qenë vetëm në Klinikën Infektive dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa nëpër institucionet e tjera mbështetja ka munguar”, ka treguar ai.
Syla ka thënë se ka sugjeruar që në vendet ku bëhen operacione të merren më shumë mostra dhe të procesohen më shpejt.
“Shumica e rasteve të fundit janë duke u paraqitur në Emergjencë dhe Gjinekologji. Pra, kemi situata të papritura. Duhet të kryhen testimet dhe ta shohim gjendjen ku jemi. Nuk duhet të mashtrohemi me situatën aktuale”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur koordinim të mirë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore.
“Janë bërë gabime qysh në fillim kur nuk janë mbrojtur mjekët që nga dogana e deri tek aeroporti. Pastaj nuk janë mbrojtur punëtorët shëndetësorë në mjekësinë primare”, ka deklaruar Syla.
(B. D.: ‘Epoka e re’)