Duka e Ademi vizitojnë Thaçin dhe Veselin në Hagë

02 tetor 2022 | 23:06

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FFK-së, Agim Ademi kanë vizituar Hashim Thaçin e Kadri Veselin në burgun e Hagës.

Kreu i FSHF-së, Duka njoftoi se atje u takuan me Thaçin e Veselin, që po mbahen në paraburgim në Hagë të Holandës. “Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë.

Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anëtarin e kominitetit ekzekutiv te FFK-së Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Me erdhi shumë mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.

Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium. Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojërat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona.

Ndaj do dalim të fituar. Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju”, ka thënë Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i…