Duka: ‘Final 4’ i shërben garës dhe lojës, uroj t’i kënaqim tifozët
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e mori fjalën përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që përcaktoi duelin Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia.
“Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar. Superiorja është gara më e rëndësishme. Dua t’i falënderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren. Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë. Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadra që kanë pasur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës. Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri. Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve. Jam shumë i sigurt se ky format do i shërbejë garës. Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut. Uroj të kënaqen tifozët në stadiume dhe ata që do e ndjekin nga ekrani”, u shpreh Duka.