Duka flet për takimin me Boris Johnson: Ja çfarë më tha për Shqipërinë
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka folur për herë të parë në lidhje me takimin me kryeministrit britanik Boris Johsnon në Londër.
Në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo ai u shpreh se i është ofruar atij duke iu prezantuar dhe më pas i ka bërë përshtypje se ai e njihte Shqipërinë si një vend të bukur dhe destinacion për anglezët.
Iu vetëofrova dhe iu prezantova që jam nga Shqipëria. Më ka bërë përshtypje se ishte shumë i emocionuar për të fituar Anglia. Më foli për Shqipërinë. Më tha kam dëgjuar që është vend shumë i bukur dhe destinacion për anglezët”, u shpreh ai.
Duka theksoi se i ka bërë përshtypje që disa figura të njohura në tribunën VIP të anglezëve kanë pritur deri në fund të ceremonisë të ngritjes së trofeut nga ana e kundërshtarëve të tyre.
“Ajo që më bëri përshtypje që ishte edhe presidenti i Italisë apo David Beckham me fëmijët e tij. Ishte respekti që ndoqën ceremoninë deri në fund kur shumica e tifozëve anglezë u larguan .
Kisha në krah të djathtë Beckham dhe në krah të majtë kisha Nestan. Kur humbi penalltinë Italia mërzitej Nesta dhe kur humbte Anglia mërzitej Beckham”, tha ai.
Në lidhje me debatet që shkaktoi ndriçimi i stadiumeve ne ngjyrat simbolike të LGBT-së, Duka theksoi se do preferonte të ndriçonte stadiumet në vendin tonë me ngjyrat e ekipeve pas futbolli sipas tij nuk ka arsye pse të promovojë asgjë tjetër.
“Do preferoja ta ndriçoj stadiumin me ngjyrat e ekipeve. Stadiumi jonë nuk i ka këto kushte por shumë shpejt do ketë një sistem si Allianz Arena. Futbolli nuk ka pse të promovojë asgjë tjetër”, theksoi ai. m.v/abcnews.al