Duka: Jemi jashtë “EURO 2024”, por duhet të jemi krenarë
25 qershor 2024
| 11:28
Ka mbaruar aventura e kombëtarës së Shqipërisë në “EURO 2024”. Mbrëmë “Kuqezinjtë” u mposhtën 0:1 nga Spanja, në ndeshjen e zhvilluar në Dusseldorf.
E pas lojës, ka reaguar kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka duhet të jemi krenarë për atë çka dhanë futbollistët dhe tifozët, në fushë dhe tribuna.
“Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, tha Duka. Në tre ndeshjet e zhvilluar, Shqipëria nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.
Kombëtarja shqiptare në këtë evropian ishte pjesë e “Grupit të vdekjes”. Në grupin B, skuadra e Sylvinhos ishte bashkë me Spanjës, Italinë dhe Kroacinë.