Duka: Kemi mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar kontratën
01 korrik 2024
| 08:52
Kryetari i Federatës Shqiptare, Armand Duka, ka folur në lidhje me vazhdimin e kontratës së trajnerit Silvinjos, i cili nuk ka një të tillë pas përvojës në Kampionatin Evropian.
Duka theksoi se ka mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar ujdinë.
“E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata, po jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë. Nuk kemi hedhur një firmë në të. Ka shkuar të pushojë disa ditë. Javën e ardhshme do të takohemi sërish për ta vazhduar punën”, tha Duka.