Duka: Në futbollin e Kosovës është bërë shumë punë
Armand Duka është i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, aty ku do të zgjidhet kryetari i ri, e që kandidat i vetëm është Agim Ademi.
Presidenti i FSHF-së ka folur për infrastrukturën e futbollit të Kosovës dhe me punën që është bërë, ndërsa i ka falënderuar edhe zyrtarët e UEFA-s që janë të pranishëm në këtë kovent.
“Është një nder për mua që të jem i pranishëm me disa figura të njohura të sportit në Kosovës, po ashtu edhe me përfaqësuesit e dërguar nga FIFA dhe UEFA”, ka thënë fillimisht Duka.
“Dua t’i përshëndes të dërguarit e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, që shumë shpejtë pritet ta vizitojë Kosovën për t’i parë nga afër zhvillimet në infrastrukturë. FFK është një organizatë që mund t’i menaxhojë shumë mirë të gjitha projektet në futbollin në Kosovës, pasi nën menaxhimin e presidentit Agim Ademi janë bërë të munduar edhe zhvillimi i disa fushave, siç është ajo në Hajvali”, ka shtuar Duka.