Koronavirusi ndaloj Kupën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës
Basketbolli e ka bërë konkretizimin për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës në sport, ndërsa në krahun tjetër edhe futbolli e ka ideuar prej një kohësh një shkrirje të tillë. Ajo që projektuar nga ana e FSHF-së dhe FFK-së është krijimi i një Kupe të përbashkët, për të lënë një çmim të lartë për fituesin që ekipet të luajnë seriozisht dhe të merret më e mira prej ndeshjeve.
Gjithashtu po kërkohej edhe te UEFA që fituesi të kishte edhe një biletë në Evropë, për të rritur më tepër konkurrencën. Ndërkohë Armand Duka ka pritur në ditën e sotme kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, atje ku është folur edhe për këtë projekt të përbashkët. Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Duka e ka nisur fjalimin e tij duke u shprehur se kjo nuk është një ditë e bukur për shqiptarët pasi disa nga drejtuesit e UÇK-së ndodhen para drejtësisë në Hagë.
“Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, te zyrat dhe në stadium, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së, me të cilët e kishim lënë. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë. Projekti madhor ishte organizimi i një Kupe të përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të Covidit. Është objektiv që ta realizojmë në vitet në vazhdim”, ka thënë Duka.