Duka për diplomimin e 20 trajnerëve të rinj: Uroj t’i mësoni sa më mirë brezat e ardhshëm

14 qershor 2022 | 15:48

Është përmbyllur me sukses edicioni i tetë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli.

Në këtë kurs, që zgjati për rreth 8 muaj dhe që u udhëhoq nga sektori i Edukimit në FShF, morën pjesë 20 trajnerë, të cilët kanë ndjekur kurrikulën e përgatitur nga UEFA, në bashkëpunim me FShF-në. Përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit janë shpërndarë edhe diplomat për pjesëmarrësit, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FShF-së, Armand Duka dhe sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

“Ky është një event shumë i rëndësishëm për futbollin që përgatit nivelin më të lartë të edukimit nga shkolla jonë e futbollit. Me kënaqësi kam kërkuar të jem pjesë e finalizimit të këtij kursi sot, për t’ju falënderuar për të gjithë kontributin tuaj, gjatë periudhës së kursit apo gjatë edhe kurseve të tjera dhe, gjithashtu, për ta falënderuar edhe stafin për punën e bërë dhe për t’ju uruar suksese në vazhdim në punën e trajnerit. Dihet që shtyllat kryesore të futbollit janë mësimdhënia apo trajningu nga trajnerët, që është e para, infrastruktura që është e dyta dhe pak talent nga fëmijët. Por kryesisht punë, punë, punë dhe shumë pak talent. Uroj që t’i mësoni brezat e ardhshëm dhe ju ftoj që mos të shkëputeni nga futbolli për asnjë çast. Të vazhdoni, pasi futbolli është një nga gjërat e bukura që mund të ndodhë në jetë. Ju të gjithë keni luajtur në nivele të ndryshme dhe e dini se sa përvoja të mira fiton nga futbolli dhe këto përvoja t’ua jepni fëmijëve për të ardhmen”, ka thënë Duka.

Presidenti Duka dhe sekretari Shulku shpërndanë diplomat UEFA PRO për 20 trajnerët të cilët arritën ta përfundojnë me sukses kursin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nemanja Matiq është transferuar te Roma si lojtar i lirë.…