Duka: Reja do të jetë sërish trajneri i Shqipërisë
19 nëntor 2019
| 14:12
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i FSHF-ës, Armand Duka, ka theksuar se Edy Reja është trajneri i duhur për t’i besuar sërish stolin e përfaqësueses kuqezi.
“Mendoj se do të jetë sërish Reja trajneri i Shqipërisë, do të flas më të, nuk kam pasur kurrë dyshime mbi këtë pjesë. Më vjen keq vetëm si shkoi përballë Andorrës, të gjithë bëmë gabim që menduam se ishte një ndeshje e thjeshtë, mbase të gjithë e kishim mendjen tek stadiumi”, ka thënë Duka.