Duka sërish kandidon për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

11 dhjetor 2018 | 16:41

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet që do të mbahen në shkurt të 2019-ës për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i FSHF-së ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-s të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat evropiane.

“Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse. Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Evropian”, ka shkruar Duka.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Atletico Madridit po punojnë për t’i dhuruar një…