Duka, Sylvinhos: Shqiptarët duan të qëndrojnë në Gjermani deri më 14 korrik

27 maj 2024 | 12:31

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duke folur nga mbledhja e Asamblesë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh fillimisht se futbolli këtë vit i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë.

“Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024”-tha fillimisht ai.

Në fund, kreu i FSHF-së e mbylli fjalën e tij duke u uruar suksese klubeve shqiptare në arenën e evropiane dhe në veçanti Kombëtares në “Euro 2024”, si dhe i dërgoi mesazh trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos duke i kërkuar që ta zgjasin sa më shumë rrugëtimin në Evropianin e Gjermanisë.

“Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Tiranës në arenën evropiane si dhe suksese skuadrës sonë Kombëtare në EURO 2024, si dhe dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik”, përfundoi fjalën e tij presidenti Armand Duka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e turnirit tradicional “Demush Mavraj” në futboll të vogël…