Duka: Trajneri emërohet javën tjetër
12 prill 2019
| 16:12
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë ditën e stome së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër. Numri një i institucionit të federatës foli edhe për trajneri e ri të kombëtares.
“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javën tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, ka thënë Duka.