Duka uron Kosovën: Keni bërë përparim të madh në futboll

17 shkurt 2023 | 14:31

Kosova sot feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Sigurisht që kjo festë i dedikohet gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Një urim ka ardhur edhe nga kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.

“Urime Kosovë në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë! Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo dhe kam nderin që në emër edhe të gjithë anëtarëve të komunitetit të futbollit shqiptar t’ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore! Kur kthej kokën pas shoh me kënaqësi se si Kosova në këto 15 vite si shtet i pavarur e sovran ka bërë një përparim të madh në të gjithë fushat e veçanërisht në atë të futbollit, ku progresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Të gëzosh Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, ka shkruar Duka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi barazoi me Barcelonën (2-2) në “Camp Nou”. Trajneri…