Duka vlerëson lartë kontributin e vashave kosovare në kombëtaren shqiptare, presidentin Ademi e quan pasionant dhe inovatorë në futboll

26 gusht 2022 | 09:18

Pas artikullit “Historiku i vajzave kosovare me ëndërra e pasione të cilat i realizuan me shumë mund e sakrificë, tregojnë për personin e parë që i përkrahu pas shumë refuzimeve”, ku nga vashat me rrol krucial në zhvillimin e futbollit të femrave të Kosovës mësuam se sa e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e tyre në kombëtaren e Shqipërisë, ku atje pak më vonë kishte filluar të zhvillohet futbolli i femrave dhe nevoja për futbolliste ishte evidente, e pamë si të patjetërsueshme nevojën që të bisedojmë edhe me të parin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, z. Armando Duka, njëherit edhe anëtarë i parë shqiptarë në qeverisjen e UEFA-së, pra në Komitetit Ekzekutiv të sajë, për të degjuar rrefimin e tij për futbollin e femrave në Shqipëri, aktivizim ky në fillim i paragjykuar nga shoqëria, por sot i shëndërruar në vlerë te mirëpritur në cdo ambient të shoqërisë.

Me z. Duka biseduam rrethë filleve të futbollit të femrave në Shqipëri ku ishte i patejkalueshëm vënja e theksit tek vashat nga Kosova, që me krenari kishin veshur bluzat KUQ e ZI, duke u bërë “shqiponja” në fushën e blertë për Shqipërinë.

“Fillimi ka qënë i vështirë dhe plot të panjohura. Po shkelnim në një terren të panjohur për ne dhe pa eksperiencë. Ishte një e panjohur por ishte një hap i domosdoshëm. Nuk kishim zgjidhje sepse ishim shumë të vonuar, duke kujtuar se sezoni parë në Shqipëri i futbollit të femrave ka qënë në 2008-2009. Por gradualisht kemi njohur rritje dhe jemi përmirësuar shumë. 13 vite nuk janë shumë por janë të mjaftueshme për të hedhur themele të forta për të ndryshuar realitetin dhe zgjeruar njohjen e pranimit të futbollit të femrave në shoqërinë tonë. Nuk është diçka e lehtë, por mund ta them se po hedhim hapa cilësorë përpara”, është shprehur presidenti Duka fillimisht duke folur për hapat e parë të angazhimit të femrave shqiptare në futboll.

Gjej rastin t’i falënderoj vashat nga Kosova për kontributin që kanë dhënë në kombëtaren Shqiptare të futbollit.

“Padiskutim që i kujtoj dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj interviste që ti falenderoj shumë për kontributin që kanë dhënë në Kombëtaren shqiptare. Ato vajza kanë qënë një ndihmë e madhe për ne, edhe për faktin se në Kosovë kishte rreth 7 vite që kishte filluar futbolli i femrave me skuadrën e Kosovës së Prishtinës të krijuar nga miku im Agim Ademi. Ndërkohë që bindja e tyre për të luajtur për Shqipërinë ka qënë gjëja më e thjeshtë, duke parë dëshirën e madhe që kishin për të veshur fanellën kuqezi. Vinin me shumë dëshirë dhe na kanë bërë krenare me paraqitjet e tyre”, ka thënë z. Duka, duke folur për rrolin e vajzave nga Kosova, në fillet e futbollit të femrave në Shqipëri.

ademi-duka-2b115d4a246f25fc005867d59b4b58758971e65d86.jpg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi bashkë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, z. Armando Duka.

Agim Ademi novatorë dhe pasionant i madhë, mbi të gjitha mik i mirë

“Agim Ademi është një mik i mirë i imi dhe duhet të shpreh vlerësimet e mija maksimale për punën e shkëlqyer që është duke bërë për rritjen dhe zhvillimin e futbollin kudo nëpër Kosovë. Gimi është një pasionant i madh, një njeri i përkushtuar dhe ka një eksperiencë të madhe në gjithë këto vite që kontribuon për futbollin. Jam shumë i sigurtë se me përkushtimin dhe idetë e tija gjithmonë novatore do ta cojë në një tjetër nivel futbollin e Kosovës.”, ishin fjalët e z. Duka për homologun e tij nga Federata e Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

100 skuarda vajzash në 100 shkolla në mbarë Shqipërinë, projekti që po masovizon futbollin e femrave në Shqipëri

“Jemi në rritje të vazhdueshme dhe kjo na gëzon shumë. Është konfirmim i punës së mirë që kemi nisur. Futbolli i femrave është në qendër të strategjisë tonë Futbolli për Kombin 2022-2025. Për këtë kemi implementuar disa projekte që ta masivizojmë këtë sport të ri në Shqipëri dhe për të thyer tabutë që në vegjeli dhe tek prindërit. Prej dy vitesh kemi aplikuar projektin Playmaker sëbashku me UEFA-n dhe Disney që synon të familjarizojë vajzat e kopshteve me futbollin duke e ofruar në një mënyrë të veçantë stërvitjen për ta, sëbashku me zbavitjen bazuar te figurat më të dashura të tyre, personazhet e famshëm të Disney. Në të njëjtën kohë kemi nisur projektin e ndërtimit të 100 skuadrave vajzash në 100 shkolla 9 vjecare në të gjithë Shqipërinë, që ka rritur numrin e vajzave që e dashurojnë tashmë futbollin. Vllaznia, ekipi jonë kampion tashmë e ka bërë traditë kualifikimin në 32 më të mirat e UEFA ëomen’s Champions League dhe le të urojmë që të kapin fazën e grupeve këtë sezon. Në kampionatin vendas ne paguajmë të gjithë skuadrat pjesëmarrëse, stafet e tyre por edhe i sigurojmë uniforma falas si dhe topat e lojës e stërvitjes.

Është një investim i madh nga FSHF me qëllim rritjen e nivelit dhe kthimin e Shqipërisë në një vend shumë konkurues në arenën ndërkombëtare përsa i përket futbollit të vajzave.”, ka përfunduar me këto fjalë biseda jonë me shqiptarin e parë në qeverinë e futbollit Evropian, pra anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njëherit edhe president i FSHF-së, z. Armando Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i…