Duka zgjedh kapiten Hysajn, Mavraj pajtohet me vendimin

16 janar 2020 | 12:29

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, e ka zgjedhur një gazetë italiane për ta kumtuar vendimin që shiritin e kapitenit të ri të kuqezinjve tash e tutje do ta bartë Elseid Hysaj e jo Mërgim Mavraj.

Në një deklaratë për  “Gazzetta Dello Sport”, Duka e ka graduar Hysajn kapiten të kuqezinjve. Përkundër kësaj, Mavraj ka treguar shpirt kapiteni. Nuk ka reaguar për hir të Kombëtares kur është kontaktuar nga “Panorama Sport”.

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”, është shprehur shkurtimisht qendërmbrojtësi shqiptar i cili nga viti 2012 luan për Shqipërinë dhe pas pensionimit të Lorik Canës ka pasur rast ta bartë shiritin e kapitenit, të cilin po ashtu e ka bartur edhe Ansi Agolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe dy ish-pjesëtarë të…