
Duka zyrtarizon rikandidimin, pritet edhe Bashkim Fino
11 janar 2018
| 15:58
Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, që kërkon mandatin e pestë radhazi në krye të futbollit shqiptar, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për postin që mban.
Në pritje të kandidatit tjetër rival, që pritet ta zyrtarizojë emrin e tij në këtë proces zgjedhor, Bashkim Fino, ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti aktual i Partisë Socialiste në Kuvend, parashikohet një garë e ethshme, si asnjëherë më parë, ndoshta. Zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.