
Dukagjini arrin marrëveshje me Iran Junior
09 korrik 2023
| 11:20
Dukagjini ka vazhduar me përforcime në prag të debutimit në garat ndërkombëtare.
Ekipi nga Klina ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e futbollistit Iran Junior.
“Futbollisti, Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit tonë. Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin tonë. Mesfushori me tipare ofensive në Superligën e Kosovës është paraqitur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianës, ku ka pasur paraqitje mjaftë të mira”, thuhej në njoftimin e klubit.
Dukagjini do të luajë me ekipin Europa të Gjibraltarit në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.