
Dukagjini arrin marrëveshje me Turkun
16 janar 2019
| 10:13
Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Dukagjini, e ka zyrtarizuar Nazmi Ramën trajner.
Marrëveshja në mes të skuadrës nga Klina dhe trajnerit Rama është për sezonin pranveror. Nazmi Rama më parë ishte i angazhuar trajner në klubin e Trepçës dhe Istogut, ndërsa është edhe ndihmëstrajner i Përfaqësueses së Kosovës U19.
Kryesia e Klubit të Dukagjinit nga Klina, pasi e angazhoi Nazmi Ramën në detyrën e trajnerit, ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e njohur Edmond Turkun. Mbrojtësi në fjalë në të kaluarën ishte pjesë e Besës së Pejës, Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
/Epoka e re/