Dukagjini ‘blindon’ portën me Bekim Rexhepin
09 korrik 2024
| 14:33
Skuadra e Dukagjinit nga Klina vazhdon me përforcime. I fundit që iu ka bashkuar skuadrës që do të drejtohet nga Ismet Munishi është portieri Bekim Rexhepi.
“Ju njoftojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe publikun e gjerë se kemi arritur marrëveshje me portierin nga Shkupi, Bekim Rexhepi, i cili me përvojën e tij që ka pasur së fundi në kampionatin shqiptar te skuadra e Skënderbeut, Partizanit dhe Dianmos, synon që të bëj më të mirën edhe në kampionatin kosovar, respektivisht te skuadra jonë”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
/Epoka e re/