Dukagjini “bombardon” me 6 transfere
13 korrik 2018
| 11:12
Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka bombarduar me transferime në këtë afat kalimtar.
Kjo skuadër që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka transferuar futbollistët më përvojë të madhe në futbollin e Kosovës si Dugagjin Gashin, Granit Arifajn, Mark Milicajn, Valmir Hajrizajn, Leotrim Beqirin dhe Kujtim Malokun.
Synim kryesor i skuadrës së Dukagjinit në edicionin 2018/2019 është inkuadrimi në elitën e futbollit të Kosovës.
/Epoka e re/