Dukagjini ‘bombardon’, prezanton 6 futbollistë
Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka “bombarduar” sot duke prezantuar gjashtë futbollistë.
Skuadra që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka prezantuar Rinor Kuqin, Jeton Dushin, Labinot Jashanicën, Donat Hasanajn, Leorant Marmullakun dhe Vildan Kerim, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i KF Dukagjini: D
ukagjini ka arritur marrëveshje me gjashtë futbollistë, e këta janë;
Marrëveshje është arritur me futbollistin Rinor Kuqi, i cili luan ne pozitën e mbrojtës ne të dy krahët. Rinori sezonin e kaluar ishte pjesë e Onixit nga Banja ndërsa një kohë ishte edhe tek klubi nga Istogu.
Futbollistin gjakovar Jeton Dushi është përforcimi tjetër i klubit Dukagjini. Mesfushori është rikthyer me ngjyrat bardh e gjelbër. Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Drenicës nga Skenderaj ndërsa me parë ishte aktivizuar edhe tek Vëllaznimi nga Gjakova.
Labinot Jashanica i cili vetëm para gjashtë muaj ishte transferuar ne klubin nga Podujeva, KF Llapi. E pastaj ishte huazuar tek Malisheva, ku edhe ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor, është rikthyer ne Klinë dhe ne vazhdim të kampionatit do të jetë nën urdhëratë e shtabit teknik të Dukagjinit.
Futbollisti Donat Hasanaj i bashkohet klubit Dukagjini ne këtë sezone pranverore. Donati luan ne pozitën e mesfushorit dhe mbrojtës të krahut. Ai ishte pjesë e Prishtinës sezonin e kaluar, ndërsa me parë ishte edhe tek Drita dhe Flamurtari.
Edhe një rikthim ne vendlindje, djaloshi talentuar Leorant Marmullaku përsëri me fanellën ku fillojë karrierën e tij. Lali për gjashtë muaj ishte transferuar tek klubi Ballkanit nga Suhareka. Marmullaku luan ne pozitën e mesfushorit anësorë.
Mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim është bashkuar ne klubin tonë. Kerim është paraqitur ne futbollin Turk, ishte anëtarë edhe i klubit FK Skopje. Vildani vitin e fundit është aktivizuar me klubin e Drenicës.
Ne ju dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit të Dukagjinit.