Dukagjini dhe Drita kërcënojnë njëra tjetrën me humbje

30 gusht 2019 | 10:28

Dukagjini dhe Drita synojnë fitore në ndeshjen e parë të javës së tretë në IPKO Superligë. Altin Merlaku i ka dërguar porosi skuadrës nga Gjilani se në Klinë do të pëson humbje, kurse n ë anën tjetër edhe Bujar Shabani paralajmëron se gjilanasit kërkojnë tri pikët e plota në stadiumin “18 Qershori”.

Altin Merlaku e ka paralajmëruar skuadrën e Dritës se do të rikthehet nga Klina duarbosh, pasi fitorja në ndeshjen që zhvillohet sot (e premte) do t’i takojë Dukagjinit. Skuadra e promovuar këtë edicion në Superligën e futbollit, Dukagjini në ndeshjen e parë si vendas barazoi me Ballkanin (0-0), kurse ndeshja e javës së dytë ndaj Prishtinës është shtyrë për datën 25 shtator.
“Ne jemi munduar të përgatitemi mirë për ndeshjen ndaj Dritës dhe jemi të bindur në fitore. Përkrahja si në ndeshjen e parë nuk do të mungon as në këtë ndeshje dhe besoj se shikuesit do të kënaqen me atë që do të ofrojmë në fushë, por edhe me fitore. Kundërshtari ka ekip të mirë, por pikët mbesin në Klinë”, ka thënë Merlaku për “Epokën e re”.

Në anën tjetër edhe ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita është e përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e dytë radhazi në IPKO Superligë ndaj Dukagjinit. Skuadra nga Gjilani e mposhti javën e kaluar Flamurtarin (3-0), kurse sot (e premte) synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Këtë synim të ish-kampionëve e ka bërë të ditur për “Epokën e re”, Bujar Shabani.

“Ne jemi në një moment të mirë dhe vijmë pas fitores bindëse ndaj Flamurtarit. Shpresoj se edhe ndaj Dukagjinit do të kemi paraqitje të mirë dhe të marrim pikët e plota, për çka jemi përgatitur gjatë gjithë javës”, ka thënë Shabani, i cili më pas tregoi edhe për lojtarin më të mirë në skuadrën kundërshtare. “Nuk kam shumë njohuri për lojën që aplikon Dukagjini, por e di se di se e kanë një ekip të mirë më një lojtar si Mark Milicaj, i cili është ndër më të mirët në Kosovë. Sivjet Drita e synon titullin dhe në çdo ndeshje luajmë për fitore”, ka deklaruar Shabani. Tri ndeshje tjera të kësaj xhiro zhvillohen të shtunën, kurse dy ndeshjet e fundit të javës së tretë zhvillohen të dielën.

IPKO Superliga

Të premten takohen:
16:00 Dukagjini – Drita

Të shtunën takohen:
16:00 Feronikeli – Prishtina
16:00 Llapi – Ballkani
16:00 Flamurtari – Ferizaj

Të dielën takohen:
16:00 Trepça’89 – Drenica
16:00 Gjilani – Vushtrria

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një…