
Dukagjini dhe Suhareka kërkojnë këndelljen
Me ndeshjen në mes të Dukagjinit dhe Suharekës do të hapet java e 29 në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot (e martë) nga ora 15:00 në Klinë. Këto dy skuadra në ndeshjet e fundit kanë pësuar debakël nga Ballkani dhe Prishtina, duke humbur me rezultate 0-5 dhe 0-4, kurse tash synojnë të këndellen.
Dukagjini i Ismet Munishit ka grumbulluar 38 pikë dhe në këtë përballje synon fitore për t’i shtuar edhe me shumë shanset për mbijetesë, kurse në anën tjetër Suhareka që është e parafundit dhe ka tri pikë më pak dhe do të mundohet të shënojë fitore, por mund të jetë e kënaqur edhe me një barazim.
Dy ndeshje të tjera të kësaj xhiroje zhvillohen nesër (e mërkurë) dhe takohen Llapi-Feronikeli ’74 dhe Ferizaj-Malisheva. Llapi pas fitores ndaj Gjilanit synon tri pikët e radhës në mënyrë që të largohet sa më shumë nga pjesa e poshtme e tabelës, kurse “Nikli”, që është i fundit, do të luajë pa ndonjë presion. Në ndeshjen tjetër Ferizaj e pret Malishevën. Të dyja këto skuadra kanë shënuar fitore në ndeshjet e fundit dhe të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe në këtë xhiro. Dy ndeshjet e fundit për këtë xhiro zhvillohen ditën e enjte derisa takohen Ballkani – Gjilani dhe derbi Drita – Prishtina.
SUPERLIGA – Java e 29
Të martën takohen:
15:00 Dukagjini – Suhareka
Të mërkurën takohen:
15:00 Llapi – Feronikeli ’74
15:00 Ferizaj – Malisheva
Të enjten takohen:
15:00 Ballkani – Gjilani
15:00 Drita – Prishtina
/Epoka e re/