Dukagjini e mposhti Feronikelin
31 gusht 2024
| 19:24
Dukagjini e ka mposhtur Feronikelin, me rezultat 2-0.
Topi në rrjetë për herë të parë gjatë ndeshjes, u fut në minutën e 13-të, nga Ilir Syla.
Pjesa e parë e lojës, përfundoi me rezultat 1-0.
E në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, shënoi gol Ebrima Jatta.
Kjo është fitorja e dytë me rradhë e Dukagjinit, nga të katër ndeshjet që ka luajtur në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll, ku gjysmën nga to i ka humbje.
Aktualisht, Dukagjini zë vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Ballkani, që qëndron në pozitën e parë, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.