Dukagjini e zyrtarizon futbollistin ukrainas
19 korrik 2022
| 13:35
FC Dukagjini e ka zyrtarizuar të martën futbollistin ukrainas, Vladyslav Khumutov. Me këtë rast, klubi nga Klina i ka uruar mirëseardhje lojtarit ukrainas.
“Vladyslav i cili luan ne pozitën e mesfushorit ofanziv, por mund të paraqitet edhe si qendërsulmues. Khomutov vjen nga futbolli sllovak, me saktë nga skuadra Samorin. Për tri vjet ishte edhe pjesë e klubit FC Kalju në Estoni ku realizoi 21 gola në 55 paraqitje. Karrierën 24-vjeçari e ka filluar të klubi Olimpik Donetsk. Mirësevjen Vladyslav, na priftë e mbara!”, ka njoftuar FC Dukagjini.
Ishte trajneri Armend Dallku, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Ukrainë, vendimtar në bindjen e lojtarit që t’i bashkohet Dukagjinit.