Dukagjini humbet ndaj Drenicës
09 mars 2020
| 16:00
KF Dukagjini e ka regjistruar edhe një rezultat jo të mirë në elitë, pasi sot është mposhtur nga Drenica (1-3).
Klubi nga Klina e nisi mirë ndeshjen dhe pas trembëdhjetë minutave lojës realizoi nëpërmjet Granit Arifajt. gjashtë minuta me vonë shifrat në 1-1 i barazoi Flamur Muleci. Në minutën e 41-të, Argjend Mustafa e kaloi ekipin kuqezi në epërsi 1-2. Mustafa e shënoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 1-3.
Tash Drenica ka grumbulluar 31 pikë dhe zë vendin e shtatë, kurse Dukagjini vazhdon të jetë i fundit me vetëm 10 pikë.
/Epoka e re/