Dukagjini i prezanton dy transferet e reja
Dukagjini i Klinës ka zyrtarizuar dy transferimet e reja në afatin kalimtar dimëror, edhe pse ky është mbyllur më 31 janar.
Fjala është për dyshen Gentrit Salihu e Faton Neziri. Salihu i bashkohet klinasve pas një periudhe në Portugali te grupmoshat e Portos. Ndërkohë emri tjetër që i është bashkuar skuadrës së udhëhequr nga Armend Dallku është Faton Neziri i ardhur nga Drenica.
“Futbollisti i talentuar Salihu, vjen nga grupmoshat e Portos U19, me të cilët është aktivizuar përgjatë një vit. Ne Portugali ishte transferuar nga skuadra e Besës nga Peja, me te cilën është paraqitur ne tridhjetë ndeshje në Superligën e Kosovës, si një 17-vjeçar. Gentriti luan ne pozitën e mesfushorit qendror. Futbollisti 20-vjeçar Neziri vjen nga klubi i Drenicës, ku është paraqitur sezonin vjeshtor. Fatoni që me tipare është një mesfushorë i krahut te majtë, ne disa ndeshje të sezonit vjeshtor e ka mbuluar për mrekulli edhe pozitën e mbrojtësit te krahut te majtë. Neziri për një edicion ishte aktivizuar edhe te skuadra e Istogut ne ligën e parë ku tregoj paraqitje mjaftë solide”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.