Dukagjini kontakton Sejdiun
26 maj 2019
| 17:06
Skuadra e Dukagjinit nga Klina është anëtare e re e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo skuadër pas suksesit të madh pritet të bëjë ndryshime edhe në shtabin teknik. Në vend të Ndue Përgjokaj pritet të emërohet Gani Sejdiu, i cili në disa ndeshje në fund të kampionatit e drejtoi skuadrën e Ballkanit.
Gazeta ka mësuar se bisedimet në mes drejtuesve të skuadrës nga Klina dhe trajnerit Sejdiu tashme kanë filluar.
/Epoka e re/