Dukagjini kualifikohet në çerekfinale të Kupës

11 shkurt 2021 | 15:51

Dukagjini është skuadra e fundit që ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e 1/8 së finales, e cila u zhvillua në Klinë, Dukagjini e ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 3:1.

Golat për skuadrën e trajnerit Armend Dallku, i shënuan Mark Milicaj e Labinot Osmani në pjesën e parë dhe Altin Merlaku nga penalltia në pjesën e dytë.

Ndërkaq, të vetmin gol për 2 Korrikun nga Prishtina e realizoi Euron Leci.

Në çerekfinale janë kualifikuar edhe, Prishtina, Llapi, Drenica, Feronikeli, Trepça ’89, Istogu dhe A&N.

Shorti për këtë fazë do të tërhiqet në ditët e ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Kryeziu shpall të pavlefshme deftesat e kl l -…