Dukagjini mbërrin në Gjibraltar pas një udhëtimi të gjatë

19 korrik 2023 | 14:33

Skuadra e Dukagjinit është nisur në mbrëmjen e së martës për të mbërritur vetëm gjatë ditës së sotme në Gjibraltar në një udhëtim mjaft të gjatë.

Skuadra nga Klina do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj FC Europas në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në sfidën kthyese, të besuarit e Armend Dallkut do të hyjnë me epërsinë prej 2-1 të krijuar para një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Falë golave të Bujar Shabanit dhe Iljasa Zulfiut, klinasit kanë avantazh para ndeshjes së kthimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka përfunduar në listën…