Dukagjini mbetet pa trajner, largohet Nazmi Rama
01 prill 2019
| 18:34
Trajneri Nazmi Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të KF Dukagjini nga Klina. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës që bënë gara në Ligën e Parë.
“Pas ndeshjes se zhvilluar në Hogosht, trajneri Nazmi Rama është larguar nga klubi pas rezultateve të treguar ne sezonin pranverore. Në mbledhjen e kryesisë është miratuar dorëheqja tij. Ne e falënderojmë dhe i urojmë suksese e shëndet gjatë jetës”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
Trajneri Nazmi Rama ishte meruar trajner i Dukagjinit në muajin janar të këtij viti.
/Epoka e re/