Dukagjini ka shënuar fitore të madhe si mysafir në duel me Prishtinën, me rezultat 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 32-të në BKT Superligë.
Për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku kjo ishte fitorja e katër radhazi. Këto tri pikë ia mundësojnë skuadrës nga Klina që ta barazohet me pikë me Prishtinën (nga 42) dhe kësisoj t’i rrisë shpresat për t’iu shmangur pozitës së tetë që dërgon në barazh.
Golin e fitores për Dukagjinin e shënoi Ergyn Ahmeti nga pika e bardhë në minutën e 72-të, pasi paraprakisht Mankenda preku topin me dorë brenda zonës së 16-metërshit. Në ndeshjen tjetër, Gjilani shënoi fitore bindëse si mysafir në Lipjan në duel me Ulpianën, me shifrat 4:0. Gerard Progni realizoi tre gola, në minutat 35-të, 44-t e 72’, derisa me një gol kontribuoi edhe Albert Dabiqaj.