Dukagjini mposhti Ferizajn

13 dhjetor 2024 | 14:59

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Që nga minutat e para të kësaj sfide, të besuarit e Ismet Munishit ishin më kërkues dhe eventualisht e gjetën golin që në fund doli të ishte i fitores.

Rasti i parë për gol ishte në minutën e 35-të kur Altin Mërlaku mori përsipër ekzekutimin e gjuajtjes së lirë, por ajo u ndal nga muri. Kërcënimi më serioz për portën e Ferizajt erdhi në minutën e 36-të por goditjen e Hekuran Berishës e priti me shumë mund Jovanovski. Goli i fitores për klinasit erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 83-të përmes Altin Mërlakut i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 1-0. Kjo ishte fitorja e parë për Dukagjinin në elitë pas tri humbjeve radhazi dhe tashmë ata numërojnë 20 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, teksa Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 17 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj,…