Dukagjini mposhti Feronikelin

07 nëntor 2021 | 15:26

Dukagjini ka shënuar një fitore të madhe si nikoqir i Feronikelit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 76-të, kur Bujar Shabani realizoi një gol fantastik.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e tetë me 14 pikë të tubuara, dy më pak se Ulpiana që gjendet larg zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Feronikeli mbetet në vendin e fundit me 10 pikë dhe e rrezikon shumë rënien nga elita e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit në Austri, janë përballur me…