
Dukagjini mposhti Malishevën
Dukagjini është rikthyer te fitore pasi ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0.
Vendasit kanë gjetur golin e epërsisë vetëm pas 10 minutave lojë, kur Mërgim Pefqeli realizoi një gol të jashtëzakonshëm për 1-0.
Pas golit të hershëm, dy skuadrat kishin disa raste të tjera shënimi, por pa sukses. Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të klinasve 1-0.
Pjesa e dytë krijoi raste të tjera shënimi për të dyja skuadrat, por që gola më nuk pati. Klinasit ruajtën rezultatin dhe në fund morën tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.
Me këtë fitore Dukagjini ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë, derisa Malisheva mbetet e treta me 37 sosh. Në xhiron e ardhshme Dukagjini do të përballet me Prishtinën në kryeqytet, derisa Malisheva pret Gjilanin.