Dukagjini mposhti në miqësore Fushë Kosovën
07 dhjetor 2022
| 17:06
Skuadrat kosovare po shfrytëzojnë pushimin pas përfundimit të stinorit pranveror për të zhvilluar ndeshje miqësore.
Një të tillë e zhvilloi sot Dukagjini ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Fushë Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në Klinë u mbyll me fitore minimale të Dukagjinit, 1-0.
Kujtojmë se Fushë Kosova është lider i tabelës në Grupin B të Ligës së Parë dhe synim kryesor e ka inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.