Dukagjini ndahet baras me Suharekën

15 prill 2025 | 17:05

Dukagjini dhe Suhareka ka ndarë pikët pas rezultatit 1-1 në ndeshjen hapëse të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Ishte Suhareka që kaloi e para në epërsi ndaj Dukagjinit, kur në minutën e 11-të, Mevlan Zeka shënoi nga distanca për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe klinasit e barazuan rezultatin.

Ishte një gabimi i rëndë i portierit Eurolind Avdimetaj që ka kushtuar me gol të pranuar, pasi goditjes së Faton Nezirit.

Pjesa e dytë edhe pse kishte raste, nuk solli ndryshim të rezultatit.

Dukagjini mbetet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Suhareka është e nënta me 33 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat…