Dukagjini në finale të barazhit

21 maj 2021 | 17:13

Skuadra e Dukagjinit nga Klina e ka siguruar finalen e barazhit për inkuadrim në Supeligë, pasi e ka fituar ndeshjen gjysmëfinale të barazhit ndaj Flamurtarit (2-1).

Skuadra nga Klina ishte me e mirë se skuadra kryeqytetase në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe arriti një sukses duke e siguruar finalen e barazhit.

Në minutën e 22-të, Fatlum Gashi ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultatin 1-0. Osmani lëshoi dy raste tjera shënimi për Dukagjinin, në anën tjetër edhe Flamurtari pati rastet e veta të cilat nuk arriti t’i shfrytëzoi.

Pjesa e dytë ishte edhe me interesante ku nuk munguan golat, por edhe kartonët e kuq. Në minutën e 73-të, Dukagjini shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet sulmuesit Labinot Osmani. Futbollisti i Dukagjinit, Rinor Kuqi u ndëshkua me karton të kuq dhe epërsinë numerikë në fushë e shfrytëzoi Flamurtari që shënoi për 2-1, nëpërmjet Bashkim Shalës (83).

Në minutat në vazhdim ndeshja ishte edhe me e tensionuar dhe gjyqtari shpërndau edhe dy karton të kuq, për secilën skuadër nga një. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe Dukagjini e siguroi finalen e barazhit ku e pret skuadrën që përfundon në pozitën e tetë në Superligë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hendbollisteve të Prishtinës edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti…