Dukagjini nënshkruan me portierin Cyrus Margono
Klubi klinas, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme (e mërkurë) nënshkrimin me portierin nga Indonezia, Cyrus Margono.
Dukagjini ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas nënshkrimeve me Dienit Isufin, Elan Racin dhe Etienne Tare, ‘Hithat’ kanë zyrtarizuar edhe një transferim.
Bëhet fjalë për portierin indonezian, Cyrus Margano, i cili së fundmi ishte në Greqi te Panathinaikos B.
Postimi pa ndërhyrje i Dukagjinit
KF Dukagjini ka kënaqësinë të zyrtarizojë marrëveshjen me portierin, Cyrus Margono.
Margono vjen pas një periudhe të kaluar në Greqi te Panathinaikos B, ku u aktivizua në 17 ndeshje.
“Gardiani” indonezian ka luajtur edhe për ekipet universitare në SHBA: Denver Pioneers dhe UK Ëildcats.
23-vjeçari ishte me ne edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi, ku me cilësitë e treguara mes shtyllave dhe besimin që fitoi gjatë kësaj periudhe, besojmë se ai do të jetë një forcë e rëndësishme dhe një vlerë e shtuar për ekipin tonë.