Dukagjini njofton për largimet dhe prurjet e reja

12 korrik 2022 | 09:42

Dukagjini ka njoftuar për transferimet e reja dhe largimet, derisa ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për ndryshimet rreth klubit të Dukagjinit, vazhdimet e kontratave të boshtit kryesor në skuadër, huazimin e dy futbollistëve dhe largimet që janë bërë në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kontratën e kanë vazhduar këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze. Ndërsa nga akademia e klubit është bashkuar Vlerson Berisha.

“Ndërsa largimet me marrëveshje të dyanshme, që njëkohësisht i falënderojmë për bashkëpunimin, janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare”.

Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë kohë përpara se të shfaqej si një program ekonomik,…